Mevlut Erdinç është një nga blerjet e Fenerbahces këtë edicion në fazën e sulmit, por që ka mbetur në bankë pas formën së Vedat Muriqit.
Sulmuesi që ka gjetur rrjetën e parë me Fenerbahcen në ndeshjen e Kupës ndaj Kaiyserispor është ndalur të flas për shumë gjëra, ndër të tjera edhe për sulmuesin shqiptar.
“Kam luajtur në Gjermani dhe Francë. Vedati është një nga sulmuesit më të mirë që kam parë ndonjëherë. Një vlerë e jashtëzakonshme”.
“Shpresoj që të vazhdojë me këtë formë. Është sulmuesi më i mirë në kampionat”, ka thënë ai për Sabah Sport, transmeton Telegrafi.
Erdic shtoi se është i lumtur te Fenerbahce dhe të gjithë shokët dhe trajneri e kanë uruar për golin.
Sipas tij Fenerbahce e ka nisur mirë vitin 2020 dhe duhet të vazhdojë më këtë formë që ta arrijë objektivin që është titulli i kampionit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.