×
  • Sport
  • Sport

    Po rikthehet ylli i madh kosovar: Loja fillon tani

    Reporteri
    23 Janar 2020 | 16:15

    Labinot Kabashi ka lënë pas lëndimin e rëndë që kishte dhe tani ka filluar stërvitjet e rregullta me Barcelonën B


    Kabashi është njëri nga futbollistët më premtues te Barcelona, ndërkaq ishte ftuar në Kombëtaren e Kosovë vetëm kur ishte 16 vjeçar, shkruan Reporteri.net

    Image result for labinot kabashi kosova
    19 vjeçari tani është duke u stërvitur rregullisht me Barcelonën B, ndërsa së fundi ka publikuar një fotografi në Instagram me bashkëlojtarin e tij, Piotr Guzinski.

    “Loja fillon tani,” ka shkruar ylli kosovar.

    Kujtojmë që së fundi te Barcelona B është transferuar Rey Manaj, sulmuesi i Shqipërisë. Transferimi i tij e kishte gëzuar edhe Kabashin, i cili tani ka një bashkëlojtarë nga origjina e tij. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!