×
  • Sport
  • Sport

    Trajneri i Barcelonës i vë në faj lojtarët për humbjen ndaj Valencias

    Reporteri
    25 Janar 2020 | 19:24

    Quique Setien është i zhgënjyer me humbjen 2-0 nga Valencia në ‘Mestalla’, thotë se lojtarët mund të mos i kenë kuptuar ende taktikat e tij…


    Barcka ka pësuar humbjen e katërt në La Liga për sezonin 2019/20.

    Skuadra e Quique Setien është mposhtur 2-0 nga Valencia në ‘Mestalla’, fitore e vendasve që erdhi në shtëpi pas 13 viteve.

    Pas ndeshjes, trajneri i ri i Barcelonës, Quique Setien, u mundua të arsyetohet për humbjen e parë në stolin e klubit që ia realizoi ëndrrën duke e ulë papritur në stol.

    “Ka disa gjëra që futbollistët ende nuk i interpretojnë siç duhet, ose ndoshta ne nuk ua kemi shpjeguar mirë”, u shpreh Setien.

    “Ajo që pamë sot, nuk i ka pëlqyer askujt”.

    “Nuk ka munguar përqendrimi. Kam parë lojtarët e përkushtuar”.

    “Ne jemi duke vlerësuar pozicionin e disa lojtarëve. Tjetër gjë është që lojtarët e kuptojnë atë në tabelë (çfarë ju shpjegon) dhe tjetër kur e zhvendosni atë në fushë”.

    “Luajtëm shumë keq në pjesën e parë, ka gjëra që nuk i kuptuam”, shtoi mes tjerash Setien.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!