Tifozët e Fenerbahces, kanë befasuar të gjithë me veprimin e tyre sot në tribunat e stadiumit “Ülker Stadyumu (Istanbul)”, duke hedhur shalle, bluza dhe gjësende tjera në nderim të viktimave të tërmetit të fuqishëm që dje goditi Turqinë.
Turqia është goditur nga një tërmet i fuqishëm me magnitutë 6.8 shkallë të righterit, dhe për këtë tifozët e Fenerbaces, kanë grumbulluar një numër të madh gjësendesh për personat që kanë nevojë, shkruan Reporteri.net.
Kujtojmë se Fenerbace e mposhti Basaksehir me rezultatin finale në 2:0, ku golin e dytë e shënoi sulmuesi kosovar, Vedat Muriqi./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.