×
  • Sport
  • Sport

    Napoli – Juventus | Tifozët napolitan kanë përgatitur një mesazh interesant për Sarrin

    Reporteri
    26 Janar 2020 | 11:37

    Sonte me fillim nga ora 21:00, do të zhvillohet takimi ndërmjet Napolit dhe Juventusit, duel ky në kuadër të xhiros së 21’të në Seria A.


    Këtë mbrëmje Maurizio Sarri do të kthehet në Napoli, një vit e gjysmë pasi i tha lamtumirën tifozëve në “San Paolo”. Tani, situata është krejtësisht e ndryshme dhe ish-tekniku i Chelseas është ulur në pankinën e Juventusit dhe sot përballet me tifozët e Napolit, shkruan Reporteri.net.

    Ndërkaq, tifozët napolitan kanë përgatitur një pankartë ku shkruajnë: “Sarri ju thatë shumë për Juven, e tani i ke hequr pantallonat”.

    Ky është një qëndrim i qartë kundër ish-trajnerit, i cili dje, në një konferencë për shtyp, tha: “Nëse ata më fishkëllojnë, do të jetë një gjest dashurie”./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!