×
  • Sport
  • Sport

    Rivalitet i ashpër ndërmjet Romës dhe Lazios, mësohet arsyeja pse derbi nuk zhvillohet në mbrëmje

    Reporteri
    26 Janar 2020 | 12:52
    Football - Soccer - Lazio v AS Roma - Italian Serie A - Olympic Stadium, Rome, Italy - 4/12/2016. Lazio's and AS Roma's players argue during the match. REUTERS/Alessandro Bianchi

    Kryeqyteti i Italisë është gati për derbin Roma-Lazio, një ndër ndeshjet më të zjarrta jo vetëm në kontinentin e Vjetër.


    Për të krijuar një ide më të qartë për rivalitetin e egër që karakterizon një përballje të tillë mjafton të kujtohet thjesht fakti që “Derby del Capitale”, sa i përket kampionatit, nuk zhvillohet në mbrëmje prej me shumë se 6 vitesh. Sfida zhvillohet në orën 18:00 pikërisht për të shmangur incidentet apo përplasjet e ashpra ndërmjet dy tifozerive.

    Historiku i kësaj sfide daton në një periudhe shumë të hershme më konkretisht në sezonin 1929-1930 dhe prej asaj dite, rivaliteti mes këtyre dy klubeve do të vinte gjithnjë e në rritje.

    Lazio momentalisht po përjeton një moment magjik në kampionat,madje nëse vazhdon më të tilla ritme bardhekaltërit mund të synojnë edhe titullin.

    Eliminimi nga Kupa e Italisë sigurisht që peshon, por gjithsesi gara vazhdon. Një ndër lojtarët më në formë tek Lazio është pikërisht Ciro Imobbile, golashënuesi më i mirë për momentin në Serinë A me 23 rrjeta, ky i fundit i ka shënuar 6 gola Romës, një me fanellën e Torinos kur ishte pjesë e klubit Granata, ndërsa 5 të tjerë me fanellën bardhekaltër.Roma gjithashtu i dha lamtumirën Kupës së Italisë, duke u mposhtur nga Juventus 3-1.

    Ndryshe nga bardhekaltërit forma e ekipit të Fonsecas nuk është në lartësinë e kundërshtarit, por një sfide derbi, skuadra është e motivuar.Gjithsesi në këtë përballje të rradhës, dueli premton sërish një 90 minutësh të zjarrtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!