×
  • Sport
  • Sport

    Ylli i Shqipërisë vazhdon me formën e lartë, shënon kundër Thunit

    Reporteri
    26 Janar 2020 | 17:52

    Anësori i majtë i kombëtares së Shqipërisë Ermir Lenjani regjistroi sërish emrin e tij në tabelën e golashënuesve.


    30-vjeçari shënoi në takimin që skuadra e tij Sion po zhvillon kundër Thunit, e vlefshme për kampionatin zviceran.

    Një kundërsulm i skuadrës së lojtarit kuqezi u shpërblye me gol në minutën e 70-ë. Fillimisht topi u ndal nga mbrojtësit e Thunit, por Lenjani goditi fuqishëm topin pa u menduar dy herë. I ndihmuar nga devijimi i njërit prej lojtarëve kundërshtarë, Lenjani ngushtoi rezultatin nga 2-0 në 2-1.

    Lenjani po kryen një sezon mjaft pozitiv në aspektin individual duke realizuar 5 gola dhe 3 asiste në 18 ndeshje të kampionatit zviceran.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!