Emiliano Sala në janar të vitit të kaluar humbi jetën pasi aeroplani me të cilin po udhëtonte u rrëzua gjatë rikthimit të tij nga Franca për në Angli
Nantes, ish-klubi i sulmuesit argjentinas sot e ka nderuar Salan duke shfaqur disa koreografi para ndeshjes me Bordeaux, shkruan Reporteri.net
Nantesi humbi në shtëpi 1-0 nga Bordeaux, por tifozët e futbollit duartrokitën në rrjetet sociale veprimin e ish-klubit të sulmuesit argjentinas.
Nantes’ tribute to Emiliano Sala on the one year anniversary of his passing. ?❤ pic.twitter.com/9zXXwDIqUW
— Football Tweet (@Football__Tweet) January 26, 2020
Sala ishte transferuar nga Nantes te Cardiff, por që nuk arriti të luante asnjë ndeshje për skuadrën që bënte gara në Premier Ligë shkaku që vdiq gjatë aksidentit me avion.
Ndryshe, Emiliano Sala kishte zhvilluar 120 ndeshje për Nantes ku realizoi 42 gola. /Reporteri.net./
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.