×
  • Sport
  • Sport

    Nadal i “pamëshirshëm” për kundërshtarin – siguron çerekfinalen në “Australian Open”

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 14:19

    Është mbyllur sot raundi i katërt i grand slam të Australian Open në tenis, duke përcaktuar edhe 8 tenistët më të mirë në secilën kategori.


    Te meshkujt, numri 1 në botë, spanjolli Rafael Nadal, mundi 3-1 australianin Nick Kyrgios (6-2, 2-6, 7-6, 7-6).

    Ndeshje me rivalitet dhe emocione, ku të dy tenistët dueluan fort, por në fund triumfoi spanjolli, që arriti të bëjë diferencën në momentet vendimtare.

    Në ndeshjet e tjera për meshkuj spikat kualifikimi i numrit 4 në botë, austriakut Dominic Thiem. Ai mundi 3-0 (6-2, 64, 6-4) francezin Gael Monls.

    Një biletë për në çerekfinale sigurojnë edhe zvicerani Stanislas Wawrinka (3-2 ndaj Daniil Medvedev) si dhe gjermani Alexander Zverev (3-0 ndaj Andry Rublev).

    Te femrat, surprizë eliminimi i tenistes gjermane Angelique Kerber, fituese në Melburn ne vitin 2016 dhe ishnumri 1 në botë. Ajo u mund 2-1 nga tenistja ruse Anastasia Pavlyuchenkova (6-7, 7-6, 6-2).

    Në çereknale kualikohen edhe tenistja rumune Simona Halep (2-0- ndaj Elise Mertens), ajo spanjolle Garbine Muguruza (2-0 ndaj Kiki Bertens) dhe ajo e estoneze Anett Kontaveit (2-1 ndaj Iga Swiatek).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!