×
  • Sport
  • Sport

    Këto janë statistikat e frikshme të Kobe Bryant, që vështirë se mund të tejkalohen nga basketbollistët aktual

    Reporteri
    27 Janar 2020 | 14:31

    E gjithë bota u shoku nga lajmi për vdekjen tragjike të legjendës së Basketbollit në NBA, Kobe Bryant.


    Kobe, vajza e tij dhe 7 pjesëtarë të tjerë në ekuipazhin e helikopterit, humbën jetën tragjikisht mëngjesin e së dielës, shkruan Reporteri.net.

    Vepra e tij që la pas, do të kujtohet gjithmonë nga dashamirët e sportit dhe Basketbollit.

    Me vite të tëra gjatë karrierës së tij u konsiderua si një prej basketbollistëve më të mirë të NBA-së.

    Kobe, la pas vetes rekorde të “frikshme” dhe ndoshta të pathyeshme nga basketbollistët aktual.

    33.643  pikë të shënuara, i katërti në renditjen e përgjithshme (pasi e kaloi LeBron Jamesin)

    20 sezone në NBA, të gjitha me Los Angeles Lakersin

    5 tituj të NBA

    2 çmime MVP në finale të NBA Finals

    1 çmim nderi MVP për sezonin e rregullt në NBA (2008)

    18 herë ishte në All-Star të NBA-së

    15  herë është përfshirë në ekipin All-NBA

    12  herë është përfshirë në ekipin mbrojtës të NBA

    2 medalje olimpike për ekipin e SHBA-së

    81 pikë të shënuara në një ndeshje (më 22 janar 2006 kundër Toronto Raptorsit). Vendin e dytë për më së shumti pikë në një ndeshje (Wilt Chamberlain e mban rekordin me 100 pikë të shënuara në vitin 1962)

    60 pikë i shënoi në mbrëmjen finale të karrierës së tij

    2  numra të pensionuar nga LA Lakersi (8 dhe 24)./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!