Tashmë është duke u mbajtur Kuvendi Zgjedhor i Federatës së Futbollit të Kosovës në ambientet e Hotelit Emerald.
Arsyeja e mbajtjes së këtij Kuvendi, ka të bëjë me zgjedhjen e anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, shkruan Reporteri.net.
Janë duke u zhvilluar biseda të ashpër ndërmjet kryetari të FFK-së, Agim Ademit dhe trajneri të Llapit , Tahiri Batatina.
Ka shumë zëra se bordi aktual i FFK-së po e shkel statusin, gjë që ka ngritur zëra dhe debate të ashpër mes të pranishmëve në këtë Kuvend.
Ademi ka mandat edhe dy vjet, pra deri në viti 2020, në postin e të parit të FFK-së, por duket se dëshiron ta zgjasë atë për edhe dy vjet të tjera dhe kjo ka sjellë reagime nga pala tjetër./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.