Tahir Batatina ka kundërshtuar kërkesën e Agim Ademit për mandat të ri katër vjeçar, madje duke kërkuar që tani të lë postin e kryetarit.
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka kërkuar t’i besohet një mandat i ri katërvjeçar në krye të organit qeverisës së futbollit kosovar, duke hasur në kundërshtimin e disa delegatëve gjatë Kuvendit Zgjedhor që është duke u mbajtur momentalisht në Prishtinë.
Ademi ka mandat edhe dy vjet, pra deri më 2022, në postin e të parit të FFK-së, por duket se dëshiron ta zgjasë atë për edhe dy vjet të tjera.
Kërkesa e tij, megjithatë, ka hasur në kundërshtime të forta nga disa delegatë, përfshirë trajneri i Llapit, Tahir Batatina, dhe kryetari i Trepçës ’89, Abedin Zeka.
“Kryetari Agim Ademi po e shkel statutin. Atij i ka skaduar mandati më 15 janar. Në pikat e përmendura në rendin e ditës nuk përmendet votëbesimi i kryetarit. Ne kemi dhënë për futbollin dhe nuk bën dikush të na e hedh poshtë shpenzimet që i bëjmë”, deklaroi Batatina./Express/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.