Michael Jordan dhe Kobe Bryant mbeten legjandat e basketbollit botërorë. Ky i fundit dje tragjikisht humbi jetën, pasi helikopteri me të cilën po udhëtonte u rrëzua.
Ky lajm e bëri të përlotet Jordanin i cili tha se Bryant për të ishte si një vëlla i vogël.
“Jam në gjendje shoku pas lajmit tragjik për vdekjen e Kobe dhe Gianna”, ka thënë Jordan në një komunikatë zyrtare. Nuk ekzistojnë fjalë për ta përshkruar dhimbjen që ndjej në këto komente. E kam dashur Koben, për mua ishte si një vëlla i vogël. Kemi biseduar shpesh, do të më mungojnë ato biseda me të. E dashuronte shumë garimin, një prej më të mëdhenjve që ka luajtur basketboll dhe një fuqi kreative në fushë”, shtoi ai.
Për të treguar se sa të ngjashëm ishin si basketbollistë së fundmi është publikuar një video, ku shihen spektakli që bënin në parket, shkruan Reporteri.net.
Shikoni videon mëposhtë:
Kobe and Jordan were identical ?? pic.twitter.com/FeJz8oVWQV
— Mamba Insider (@Mamba_Insider) April 8, 2019
/Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.