Sipas Gianluca Di Marzio, klubi italian Napoli ka arritur marrëveshje për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.
Sipas këtij gazetari, këto dy klube kanë arritur marrëveshjen për 20 milionë euro plus 4 milionë euro në bonuse.
Ashtu sikur Rrahmani edhe Kumbulla do të qëndrojë te Verona në formë huazimi deri në qershor.
Kurse gjatë ditëve në vijim edhe pritet zyrtarizimi i transferimit të futbollistit shqiptar.
Kujtojmë që Marash Kumbulla është vetëm 19 vjeçar mirëpo me paraqitjet e tij ka lënë përshtypje te disa klube evropiane.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.