Kombëtarja e Kosovës në futsall sot është nisur për në Gjeorgji, atje ku do të marrë pjesë në raundin e parë kualifikues për kampionatin Evropian të futsallit “Euro 2022”.
Në fotot e siguruara nga KosovaPress, shihen lojtarët e futsallit të cilët janë grumbulluar për këtë raund kualifikues duke konsumuar cigare në ambientet e Aeroportit “Adem Jashari”, pak minuta para nisjes për në Gjeorgji.
Në këto kualifikime ‘Dardanët’ e futsallit do t’i luajnë tri ndeshje: kundër Austrisë më 29 janar, në orën 16:00, kundër Gjermanisë, më 30 janar, po ashtu në orën 16:00 dhe kundër Gjeorgjisë, më 2 shkurt, në orën 22:00.
Për më shumë, shikoni fotot më poshtë:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.