Po pritet që brenda ditës të vendoset gjithçka për transferimin e mbrojtësit shqiptar, Marash Kumbulla.
Sipas gazetarit të njohur italian, Gianluca Di Marzio zyrtarët e skuadrës së Napolit dhe agjenti i Marash Kumbullës janë takuar sot për ta finalizuar marrëveshjen për mbrojtësin shqiptar, shkruan Reporteri.net.
Megjithatë marrëveshjen nuk ka, por mundësit janë të mira që Kumbulla të firmos me Napolin, por vet lojtari dëshiron që të jetë tek Verona deri në fund të sezonit.
Një takim pozitiv, pra, por asnjë nënshkrim nga Kumbulla, mbrojtësi pretendon se Interi do t’i dërgojë atij një ofertë më të mirë./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.