Gary Neville këmbëngul se sistemi “VAR” duhet të ndryshojë dhe beson se në futbollin anglez mund të aplikohet më mirë si në vende të tjera.
Sipas një studimi të bërë nga “Sky sports” vetëm një në 25 tifozë të futbollit mendojnë se “VAR-i” ka “punuar shumë mirë” në Premierligë, përcjellë Reporteri.net.
Pra, sipas këtij studimi të bërë me tifoz që rregullisht shikojnë futboll në Britani të Madhe, 4 përqind e tyre mendojnë se “VAR-i” është përdorur me saktësi në Premierligë.
Neville zbulon se ai kishte shqetësime gjatë verës në lidhje me mënyrën sesi futbolli anglez po planifikonte të përdorte “VAR-in”, dhe këmbëngul se gjyqtarët duhet të fillojnë duke shkuar më shumë në monitorin e fushës, pasi kjo i jep një besim më të madh tifozëve prezent.
“Kjo ide që VAR po shkatërron futbollin? Nuk është. Ajo që po ndodh është se VAR nganjëherë nuk po tregon saktësinë. Kur shkova në “Stockley Park” në fillim të vitit, unë pata disa shqetësime se VARI nuk do të funksionoi si duhet”, tha fillimisht Nevill.
“Për mua, nëse gjyqtari do të kontrollojë vendimin, tifozët binden nga ajo se çfarë po shesh gjyqtari në ekran dhe mund të jetë më e mirëkuptueshme për ta.
“VAR ka qenë një sukses në lidhje me saktësinë e vendimeve, veçanërisht me ndëshkimin e lojtarëve me të drejtë. Saktësia është e lartë, dhe VAR-i është pozitiv, por përdorimi i tij duhet të ndryshojë”, tha legjenda e Man United.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.