Dy tifozëve në Korenë e Jugut u është dhënë një tarifë kompensimi prej 371 mijë funta, pas paraqitjes së Cristiano Ronaldos në një miqësore mes Juventusit dhe All-Stars të K-League.
Gjithsej 60 mijë tifozë u mblodhën në “Stadiumin Olimpik” në korrik të vitit të kaluar për të parë skuadrën e Juventusit, me shumë shpresë se do të shohin pesë herë fituesin e “Topit të Artë”, Ronaldon shkruan Reporteri.net.
Por 34-vjeçari nuk u inkuadrua fare në atë ndeshje,pasi tekniku Sarri pretendoi se Ronaldo po vuante nga mbingarkesa e muskujve.
Në fakt shumë tifozë u larguan nga stadiumi herët, ndërsa më shumë se 2 mijë prej tyre u zemëruan, madje ata kishin paditur organizatorët e ndeshjes “The Fasta Inc”, pasi njoftuan se Ronaldo do të luante të paktën 45 minuta.
Disa muaj më vonë dhe në një raport thuhet se gjykata e rrethit në Incheon, në perëndim të Seulit, urdhëroi “Fasta Inc” të paguante 371 mijë funte si dëmshpërblim tifozëve të paknaqur me organizimin e ndeshjes./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.