×
  • Sport
  • Sport

    Balaj vazhdon me formën fantastike në kampionatin zviceran

    Reporteri
    04 Shkurt 2020 | 21:55

    Liridon Balaj është zbulimi më i fundit i kampionatit elitar të Kosovës.


    Sulmuesi 20 vjeçar u transferua gjatë afatit kalimtar të verës nga Besa e Pejës te skuadra zviceriane FC Aarau.

    Ai në duelin e fundjavës ndaj skuadrës së FC Schaffhausen realizoi njërin ndër golat e fitores (2-1) të skuadrës së tij.

    Pas ndeshjes ai gjithashtu pranoi çmimin e lojtarit më të mirë të ndeshjes.

    Balaj po ecën me hapa të sigurt në kampionatin zvicerian dhe shumë shpejtë mund ta shohim në ndonjë skuadër më të fortë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!