×
  • Sport
  • Sport

    Vanessa Bryant ka vrarë veten? Zbulohet e vërteta e lajmit që pushtoi mediat

    Reporteri
    05 Shkurt 2020 | 10:27

    Disa lajme të rreme që pretendojnë se gruaja e Kobe Bryant, Vanessa vrau veten pas rrëzimit tragjik të helikopterit kanë qarkulluar këto ditë në rrjetet sociale, duke bërë konfuzë shumëkënd.


    Një video në YouTube dhe faqja në internet e postuar referonte një raport të falsifikuar të lajmeve ku thuhej se Vanessa, 37 vjeç, vdiq pasi Kobe, 41 vjeç, dhe vajza e tyre Gianna, 13 vjeç, humbën jetën në aksidentin tragjik, transmeton Reporteri.net.

    Mirëpo, faqja e kontrollimit të fakteve, Snopes ka reaguar pas lajmit duke e quajtur thashethem të pamëshirshëm.

    Lajmi i rremë ishte montuar si prodhim nga BBC, Fox News dhe Today Show.

    /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!