Një deklaratë e drejtori i Barcelonës, Eric Abidal për gazetën “Sport” se disa lojtarë ishin të pakënaqur me Valverde, ndaj nuk kishin dëshirë të stërviteshin me të.
Më tej ish-mbrojtësi i Barcelonës ka shtuar se këtë gjë e ka pikasur duke njoftuar edhe presidentin ka detyruar Lionel Messin të reagoi për të parë të “vërtetë në sy” tek katalansit.
Përmes një postimi në “Instagram”, argjentinasi i ka kërkuar Abidal që të nxjerrë emrat e lojtarëve që nuk dëshironin Valverde te Barcelona sepse me një deklaratë të tillë i baltos të gjithë.
“Sinqerisht nuk më pëlqen të bëj gjëra të tilla, ndaj besoj se të gjithë duhet të kenë përgjegjësi për fjalët që thonë duke marrë përsipër vendimet. Për atë që ndodh në fushë, jemi ne lojtarët që kemi marrë përsipër gabimet kur nuk kemi performuar mirë. Drejtuesit e klubit duhet të marrin përsipër përgjegjësitë e tyre. Kur flitet për futbollistët, unë dhe kolegët e mi futemi të gjithë në një grup. Ai që akuzon le të nxjerrë emrat, në të kundërt rrezikon të na bëjë pis të gjithëve, me gjëra që nuk janë të vërteta“, ka deklaruar Messi.
Kjo deklaratë ka trazuar jo pak kampin blaugran i cili prej kohesh nuk është në “binar” kjo edhe për shkak të rezultateve negative.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.