Drejtuesit e makinave të vjetra dhe të atyre që ndotin duhet tashmë të paguajnë një taksë të re nëse duan të lëvizin në qendër të Londrës.
Drejtuesit e makinave me benzinë, të prodhuara përpara 2006 dhe makinat diezel me vit prodhimi përpara 2015 duhet të paguajnë 12,50 stërlina (14,50 euro) në ditë për të hyrë në këtë zonë.
Për kamionët dhe furgonët duhen 100 stërlina (116 euro) në ditë, përcjell Atsh. Taksitë përjashtohen nga kjo taksë.
”Kjo masë synon uljen e emetimeve të dëmshme dhe pasjen e një ajri me një cilësi më të mirë dhe më të shëndetshme për miliona persona në Londër’’, shkruante në një postim në Twitter, Sadiq Khan, kryebashkiaku laburist i kryeqytetit britanik, një nga qytetet me nivelin më të lartë të ndotjes në Europë.
Sipas kryebashkiakut të Londrës, mijëra londinezë vdesin çdo vit në mënyrë të parakohshme për shkak të ekspozimit afatgjatë në një ambient me ajër të ndotur, ndërsa banorët e kryeqytetit po jetojnë në një zonë ku janë tejkaluar rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në lidhje me grimcat e dëmshme të ajrit nga më të rrezikshmet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.