×
  • Lajme
  • Botë

    Lufta kundër virusit, Kina aktivizon robotët

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 7:43

    Firmat kineze të robotikës janë përfshirë në përpjekjet për t’i gjetur një zgjidhje krizës së koronavirusit që ka përfshirë vendin e ka mbjellë frikë në mbarë botën.


    Mediat e huaja thonë se ato kanë krijuar një pajisje që thuhet se po përdoret për dezinfektimin e hapësirave publike. Sipas AFP-së, bëhet fjalë për Robotin ‘Thor-1’, të përshkruar nga media shtetërore si një “armë e fuqisë së jashtëzakonshme” kundër koronavirusit. Demonstrimi i mënyrës sesi vepron roboti është bërë në një park në Hangzhou në Kinën lindore, një qytet ky pjesërisht i bllokuar prej Covid -19.

    Zyrtarët në Pekin e kanë shpallur luftën kundër virusit të rrezikshëm si prioritet kombëtar. Qeveria kineze ka shpenzuar miliarda dollarë për subvencione dhe kredi për të nxitur përparimin e inteligjencën artificiale në vend.“Lufta kundër epidemisë nuk mund të arrihet pa mbështetjen e shkencës dhe teknologjisë”, ka deklaruar më herët presidenti Xi Jinping.

    Ai këmbëngul që Kina të zhvillojë hulumtime klinike për vaksinat dhe ilaçet antivirale, si dhe të zgjerojë opsionet e blerjeve në internet për dhjetëra miliona njerëz që janë duke qëndruar brenda katër mureve, me shpresën se kështu do të frenohet përhapja e sëmundjes. Ministria kineze e Shkencës dhe Teknologjisë i bëri thirrje për ndihmë disa ditë më parë sektorit të teknologjisë duke sugjeruar vendosjen e robotëve, makinave për matjen e temperaturës në mënyrë që të shmanget kontakti mes njerëzve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!