×
  • Lajme
  • Botë

    Konfirmohet rasti i dytë me koronavirus në Kroaci: Vëllai infektoi vëllanë

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 9:48

    Në Kroaci është konfirmuar rasti i dytë i infektuar me koronavirusin vdekjeprurës. 


    Ministri i Shëndetësisë,  Vili Berosh ka konfirmuar se një i ri është infektuar nga vëllau i tij, i cili gjatë ditës së djeshme ishte konfirmuar me koronavirus, transmeton Reporteri.net.

    I iru që punon për një kompani teknologjike është rikthyer nga Milano. Atje ai ishte në një ndeshje të Ligës së Kampionëve, dhe pas kësaj u shfaq në punë. Ai është i pari që është identifikuar me koronavirus.

    Me të kuptuar për çfarë bëhej fjalë i riu menjëherë është futur në karantinë në klinikën e sëmundjeve infektive në Zagreb. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!