Tre raste të reja po dyshohen me koronavirus në Kosovë.
Zëdhënësi i Qendrës Klinike Universitare e Kosovës, Shpend Fazilu ka thënë se dyshohet se të prekur me virus janë një femër dhe një mashkull nga Kosova, si dhe një shtetas kinez që kishte ardhur në Prishtinë para 3 javësh.
“Një femër 27 vjeç nga Prishtina, studente në Itali në afërsi të Romës në Piaçenza, një mashkull 39 vjeç poashtu nga Prishtina i punësuar në Milano si dhe një shtetas kinez 1992 ka ardh nga Kina në Prishtinë më date 02 shkurt 2020”, ka thënë Fazliu për Reporteri.net.
Ditën e djeshme janë dyshuar tre raste të tjera me koronavirus, por analizat dolën negative. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.