×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Nesër do të takohem me komandatin e KFOR-it

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 14:47

    Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se nesër do të takohet me komandantin e KFOR-it, Michele Risi, për të diskutuar lidhur me marrëveshjen e 19 prillit të 2013-tës, që ai e quajti të fshehtë mes Hahsim Thaçit sa ishte kryeministër dhe NATO-s që parasheh që FSK të mos shkelë në Veri pa lejen e KFOR-it.


    “Nesë kam takim me komandatin e KFOR-it për këtë gjë, nga kjo çfarë kam parë, kemi një rast duhet ta trajtojnë organet e drejtësisë, edhe pse s’mund ta bëjë edhe gjykatësin, po e bëjë personin që po ju informon”, ka thënë Kurti, shkruan Reporteri.net.

    Kurti më tej ka deklaruar se ai nuk do të ndërmarrë më tej veprime, dhe se i mbetet 120 deputetëve se çfarë do të bëjnë tutje.

    “Tash e kanë 120 deputetë opinionin ligjor dhe letrën time. Nuk është se ne do të ndërmarrim veprime por duhet ta bëjmë transparente për ligjvënësit dhe qytetarët. Është në dorën e deputetëve që të mund të marrin hapa të tjerë”, ka pohuar Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!