Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i pati dërguar NATO-s një letër për t’i siguruar ata se FSK-ja nuk do të shkojë në komunat veriore pëlqimin e KFOR-it.
Ky zotim ishte bërë menjëherë pasi që ishte nënshkruar marrëveshja e parë e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, shkruan Reporteri.net.
E madje, se nuk është sekrete një letër e tillë, konfirmohet edhe nga raportimet e mediave në vitin e shkuar. Nga kronika e Klan Kosova, konfirmohet se për letra e tilla dihej që moti.
Sidoqoftë, kështu nuk mendoi shefi aktual i Qeverisë, Albin Kurti, i cili me anë të një komunikatë po dyshon se presidenti Thaçi e ka shkelur Kushtetutën me anë të këtyre letrave që i kishte nisur që nga koha kur ishte kryeministër.
“Duke marre parasysh provat ne dispozicion te Zyres se Kryeministrit, si dhe dispozitat relevante te Kushtetutes se Republikes se Kosoves, ekzistojne baza te mjaftueshme per te konstatuar primn Jncie se presidenti Thaci, gjate kohes kur ishte kryeminister, ka kryer shkelje te renda te Kushtetutes dhe se kryerja e ketyre shkeljeve justifikon inicimin e procedures kushtetuese per shkarkimin e tij nga pozita e presidentit te Republikes se Kosoves”, thuhet në përfundimin që është nxjerrë nga ekipi i Kurtit”, thuhej në komunikatën e Qeverisë së Kurtit.
Mirëpo, se nuk ka sekrete asgjë në këtë marrëveshje e tregon edhe deklarimi publik i shefit aktual të NATO-s, Jens Stoltenberg. Ai, duke folur për mundësinë që Forcat e Sigurisë së Kosovës të shkojnë në veri të vendit, kishte thënë në shkurt të vitit të kaluar se në bazë të marrëveshjes së vitit 2013 në Bruksel, FSK s’mund të shkojë në veri pa lejen e KFOR-it./Reporteri.net