“E publikova meqë mu bë e pamundur edhe ta diskutoj me Presidentin, po të ishte Presidenti i gatshëm të takohej me mua, padyshim që nuk do ta publikoja pa e diskutuar me të. Prej se u zgjodha më eviton rregullisht”, ka deklaruar kryeministri Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme për medie.
“Ka marrëveshje të cilat janë publikuar në media ndonëse nuk kanë qenë publike por kjo marrëveshje është fort zyrtare dhe është në një moment vendimtar politik. Kjo marrëveshje në të cilën, shpiket togfjalëshi ‘Kosova veriore’ dhe thuhet që atje nuk do të shkojë FSK pa dakordim me KFOR dhe nuk mori dakordim nga institucionet e Kosovës, tregon që Zajednica dhe shkëmbimi territorial nuk janë dy gjëra të ndryshme. E publikova meqë mu bë e pamundur edhe ta diskutoj me Presidentin, po të ishte Presidenti i gatshëm të takohej me mua, padyshim që nuk do ta publikoja pa e diskutuar me të. Prej se u zgjodha më eviton rregullisht”, ka thënë Kurti.
Kryeministri Albin Kurti në një konferencë të jashtëzakonshme, ka thënë se ‘Thaçi ka bërë zotim të njëanshëm’ në marrëveshjen që u publikua sot. Ai thotë se po kërkon takim me Thaçin që të koordinohen për politikën e jashtme.
“Për neve e rëndëisshne është të marrim vesh se kush e ka kërkuar një zotim të tillë. Për neve nuk e dimë, a e ka kërkuar Brukseli apo Serbia. Jam përpjekur që ta takoj me Presidentin që të dakordohemi me të për politikën e jashtme, edhe më tej jam i interesuar të takohem me të. Prej 3 shkurtit Kosova ka qeveri të re, kjo Qeveri ka dalë nga populli i Kosovës. Dialogun me Serbinë do ta përgatisim mirë e me parime, atë do ta udhëheq unë. Vazhdoj të insistoj që duhet të jemi njëzëri në arenën ndërkombëtare me Presidentin dhe jo vetëm. Ky shkëmbim i letrave, midis Rasmusen dhe Thaçit, sipas opinionit ligjor të Zyrës së Kryeministrit, paraqet marrëveshje ndërkombëtare. Fshehja e një marrëveshje të tillë, kur kemi menduar se ka vetëm një marrëveshje paskan qenë dy, konsiderojmë që është shkelje flagrante që duhet të merren organet e drejtësisë. Dua të theksoj qëndrimin tonë për partneritet me NATO-n”, ka thënë Kurti.