×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku priti në takim përfaqësues të Bankës Botërore

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 15:06

    Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, të mërkurën, priti në takim Drejtoreshën Rajonale të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor Linda Van Gelder, bashkë me përfaqësuesit e zyrës së këtij institucioni në Kosovë.


    Abdixhiku dhe Gelder diskutuan për projektet e përbashkëta që janë në implementim e sipër dhe ato që mund të gjejnë zbatim në të ardhmen, njofton MIA.

    Me këtë rast, Abdixhiku shpalosi edhe prioritet e qeverisjes për fushat që mbulon ministria që ai drejton. Mes të tjerash, theksoi vendosmërinë e tij për të përfunduar projektet madhore infrastrukturore të cilat janë në proces e sipër ndërsa tha se vëmendje të veçantë do t’i kushtojë mbrojtjes së mjedisit.

    Përfaqësuesit e Bankës Botërore, shprehën gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin dhe dhënien e ndihmës profesionale, në realizim të projekteve të mira për Kosovën, thotë kumtesa.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!