×
  • Lajme
  • Lajme

    Lajmërohet Thaçi, një injorim tipik për ato çka tha Kurti

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 15:29

    Sapo është lajmëruar presidenti i vendit Hashim Thaçi. Ai e ka bërë këtë pak pasi që kryeministri Albin Kurti publikoi një letër-këmbim të tij dhe shefit të NATO-s ne vitin 2013. Madje u tha se ka bazë për ta inicuar shkarkimin e tij, pasi e konsideroi veprim sekret dhe anti-kushtetues këtë gjë.


    Por Thaçi nuk është marrë më këtë, ka folur për takime që do të ketë sot në Uashington.

    “Edhe sot do të jetë një ditë e ngjeshur në Uashington, me takime në Pentagon, në State Departament dhe në International Development Finance Corporation. Kosova është e bekuar me miqësinë dhe aleancën strategjike që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. HTH”, ka shkruar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!