Ministrja e Administratës dhe Pushtetit Lokal, Emilija Rexhepi, dje bëri të ditur se do t’iu lejohet shfrytëzimi i veturave zyrtare edhe pas orarit të punës edhe disa këshilltarëve të saj.
Për këtë çështje sot është pyetur në konferencë për media kryeministri Albin Kurti. Por kreu i ekzekutivit kosovar fare nuk ka qenë i njoftuar me vendimin që ka marrë ministrja e tij.
“Sa i përket veturave do ta hetoj këtë gjë, nuk e di se çfarë ka ndodhur, por ne jemi qeveri e shkurtimeve dhe kjo është parë me përgjysmimin e pagave dhe duhet ta kemi parasysh që këshilltarët që i kemi ne kanë pagë nën 600 euro”, ka deklaruar Kurti sot në konferencë.
Kujtojmë se Kurti ka premtuar se Qeveria që udhëheq ai do të jetë e kursimit të parasë publike, dhe e zhvillimit ekonomik dhe punësimit. /Reporteri.net/.