×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-kryeministri Haradinaj thotë se Kurti po merret me diçka që nuk ekziston: Unë e shfuqizova marrëveshjen Thaçi-NATO

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 16:11

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pasardhësi i tij, Albin Kurti, është marrë sot me një temë që më nuk ekziston. Haradinaj thotë se pas votimit të ligjeve për ushtrinë në Kuvendin e Kosovës, ai i ka dërguar letër NATO-s ku i ka zhvelftësuar kufizimet e FSK-së.


    Haradinaj thekson se qëllimi i asaj letre ishte që t’i kërkohet NATO-s bashkëpunimi sërish, por këtë radhë pa kufizimi territorial, shkruan Reporteri.net.

    “Pas punës maratonike të sigurimit të mbështetjes së ShBA-ve e partnerëve kryesor brenda NATO-s si dhe të parapërgaditjes e dërgimit të 3 ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri për votim në Kuvendin e Kosovës, me 9 Janar 2019 kam shkruar edhe këtë letër drejtuar Sekretarit të NATOs Jens Stoltenberg, në të cilën e njoftoj për mandatimin historik të transformimit të FSK-së si forcë multietnike e profesionale në Ushtri të Kosovës, duke e falënderuar për bashkëpunimin e misionin 20 vjeçar në sigurimin e ruajtjes dhe paqes në Kosovë. Qëllimi i letrës ishte të njoftohet se pas votimit të ligjeve në Kuvend, zhvlëftesohen kufizimet territoriale në letrën së ish-KM Thaçi në vitin 2013, dhe i bëj ftesë NATOs që përmes KFORit të nënshkruajmë protokoll të ri bashkëpunimi operacional, këtë herë pa kufizime territorial”, ka thënë Haradinaj.

    Ai i ka quajtur deklaratat e sotme të Kurtit si populiste, pasi thotë se kjo temë nuk ekziston më fare. Ish-kryeministri i bën ftesë Kurtit të lexojë ligjet që ka miratuar Qeveria e tij.

    “Për të evituar populizmat dhe shqetësimet e ngritura sot rreth letrës 2013, dhe implikimeve të mundshme ligjore e Kushtetuese, siguroj qytetarët e Kosovës se sot FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim. Në këtë letër, poashtu i bëj ftesë NATOs/KFOR-it që të adaptojmë marrëdhënien tonë, pas votimit të 3 Ligjeve në Kuvend, dhe të draftojmë procedurat e reja operacionale për bashkëpunim gjithëpërfshirës pa kufizime territoriale. Marrëdhënia me NATOn për Kosovën është ekzistenciale, dhe duhet të ruhet e kultivohet me urtësi e mençuri, gjithnjë duke respektuar të kaluarën dhe mandatin në fuqi. Me marrëdhëniet tona strategjike nuk bën të luhet për disa tituj populist”, ka shtuar Haradinaj.

    Sidoqoftë, kështu nuk mendoi shefi aktual i Qeverisë, Albin Kurti, i cili me anë të një komunikatë po dyshon se presidenti Thaçi e ka shkelur Kushtetutën me anë të këtyre letrave që i kishte nisur që nga koha kur ishte kryeministër./Reporteri.net

    Haradinaj shkruan:

    “Pas punës maratonike të sigurimit të mbështetjes së ShBA-ve e partnerëve kryesor brenda NATO-s si dhe të parapërgaditjes e dërgimit të 3 ligjeve për transformimin e FSK-së në ushtri për votim në Kuvendin e Kosovës, me 9 Janar 2019 kam shkruar edhe këtë letër drejtuar Sekretarit të NATOs Jens Stoltenberg, në të cilën e njoftoj për mandatimin historik të transformimit të FSK-së si forcë multietnike e profesionale në Ushtri të Kosovës, duke e falënderuar për bashkëpunimin e misionin 20 vjeçar në sigurimin e ruajtjes dhe paqes në Kosovë.

    Qëllimi i letrës ishte të njoftohet se pas votimit të ligjeve në Kuvend, zhvlëftesohen kufizimet territoriale në letrën së ish-KM Thaçi në vitin 2013, dhe i bëj ftesë NATOs që përmes KFORit të nënshkruajmë protokoll të ri bashkëpunimi operacional, këtë herë pa kufizime territoriale.

    Për të evituar populizmat dhe shqetësimet e ngritura sot rreth letrës 2013, dhe implikimeve të mundshme ligjore e Kushtetuese, siguroj qytetarët e Kosovës se sot FSK-ja ka mandat të plotë në tërë territorin e Kosovës, pa asnjë kufizim. Në këtë letër, poashtu i bëj ftesë NATOs/KFOR-it që të adaptojmë marrëdhënien tonë, pas votimit të 3 Ligjeve në Kuvend, dhe të draftojmë procedurat e reja operacionale për bashkëpunim gjithëpërfshirës pa kufizime territoriale.

    Marrëdhënia me NATOn për Kosovën është ekzistenciale, dhe duhet të ruhet e kultivohet me urtësi e mençuri, gjithnjë duke respektuar të kaluarën dhe mandatin në fuqi.

    Me marrëdhëniet tona strategjike nuk bën të luhet për disa tituj populist.

    Lexoni Ligjet që kemi votuar dhe aty i keni të gjitha përgjigjet.

    Kryeministri Kurti i ka këto korrespodenca në dispozicion të plotë në Kryeministri, poashtu i ka votuar ligjet ku FSK-ja mandatohet pa kufizime territoriale në mbrojtje të sovranitetit të Kosovës, dhe do të duhej të jetë i vetëdijshëm tashmë se sa historik për përmbylljen e brendshme të sovranitetit të Kosovës ka qenë përgaditja, dërgimi, dhe votimi unanim i Ligjeve të FSK-së në dhjetor 2018”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!