×
  • Lajme
  • Lajme

    Shpallen fajtorë Rrahim Hashimi dhe Kadri Rexhepi

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 16:28

    Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë Kadri Rexhepin dhe Rrahim Hashimin në akuzat për mashtrim të Faton Dalladakut lidhur me ndërtimin e një spitali në Prishtinë.


    Atyre iu është shqiptuar dënimi prej 3 vite e 9 muaj për Rrahim Hashimin, ndërsa Kadri Rexhepi është dënuar me 3 vite burgim, shkruan Reporteri.net.

    Policia e Kosovës kishte arrestuar Rrahim Hashimin dhe Kadri Rexhepin nën dyshimin për mashtrim.

    Po ashtu të dënuarit ishin edhe protagonistë në videot e skandalit të fajdeve të publikuara nga Grupi KOHA.

    Në videot e publikuara, Hashimi e Rexhepi shihen teksa kërkojnë para nga biznesmeni Faton Dalladaku, për të ndërtuar spitalin brenda hapësirës së QKUK-së.

    Në disa momente ata thirren edhe në emër të kryeparlamentarit të atëherëshëm Kadri Veseli dhe nënkryetarit të Parlamentit, Xhavit Haliti./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!