×
  • Lajme
  • Lajme

    Thaçi takohet me Pompeon, njeriun e Trump që refuzoi ta takonte Kurtin

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 17:48

    Presidenti Hashim Thaçi sot do të takohet me sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, duke shënuar takimin më të rëndësishëm gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.


    Zyra e Sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, ka njoftuar se ai do ta presë sot në takim presidentin Hashim Thaçi.

    Në agjendën mediale të publikuar nga Zyra e Pompeos, thuhet se takimi do të mbahet në Departmentin e Shtetit.

    Në orën 1 pas dite [ora 19 :00 sipas kohës lokale në Prishtinë] Sekretari Pompeo takon presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin në Departamentin e Shtetit”.

    Thaçi, i cili po qëndron në Uashtington, ka paralajmëruar sot takime të rëndësishme.

    Sekretari Pompeo dy javë më parë mori pjesë në konferencën e Sigurisë që është mbajtur në Mynih.

    Disa burime kishin treguar se ai dhe zyrtarët e lartë amerikanë po refuzonin të takonin kryeministrin Albin Kurti, për shkak të mosheqjes së tarifës ndaj produkteve serbe e boshnjake.

    Vetë Pompeo, në urimin që i ka dërguar Kurtit kur u zgjodh kryeministër i Kosovës, i ka kërkuar atij që menjëherë të heqë tarifat./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!