×
  • Lajme
  • Lajme

    Memli Krasniqi: Albin Kurti paturpësisht vuri në pikëpyetje raportet Kosovë – NATO

    Reporteri
    26 Shkurt 2020 | 18:07

    Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi vlerëson se kryeministri Albin Kurti me paraqitjen e tij në konferencë për letërkëmbimet ndërmjet Qeverisë së Kosovës me NATO-n, u mundua që të manipuloj opinionin publik.


    Nëpërmjet një reagimi në faqen e tij në Facebook, Krasniqi ka thënë se “Albin Kurti sot dëshmoi përsëri që, përveç se është mashtrues ordiner, është edhe i rrezikshëm për të tashmen dhe për të ardhmen e shtetit të Kosovës”.

    E vërteta është se Albin Kurti sot bëri edhe një shoë publik, për të zhvendosur vëmendjen prej përgjegjësisë shtetërore që atij i takon për të marrë vendime të rëndësishme e besa edhe të rënda për të ardhmen e Kosovës, e që priten prej tij gjatë këtyre ditëve. Këtu, realisht, temë nuk është raporti i shenjtë Kosovë – NATO, por heqja e taksës dhe vazhdimi i Dialogut Kosovë – Serbi. Albin Kurtit po i harxhohen minutat e mbetur për të përmbushur zotimet që i ka dhënë para partnerëve ndërkombëtar, duke e rrezikuar kështu, mbi të gjitha, marrëdhënien e Kosovës me SHBA-të. Se çfarë do të bëjë e kë do të mashtrojë, do ta shohim këto ditë. Por, përrallat e tij se s’do të heqë taksën e s’do të shkoj në Dialog, pa i përmbushur Serbia kushtet e tij, tashmë kanë vdekur, por s’janë harruar”, ka shkruar Memli Krasniqi.

    Deklarata e plotë e Memli Krasniqit:

    https://www.facebook.com/memli.krasniqi/posts/1537131793091905?__cft__[0]=AZURM5f8KkJ1NshwzEOoxPwQAjBu6nLu-qiqniYOR_tHjXktLYkrlRl_om2P8CPLtZB7f7NGR2u8-Uk9mJvDPjKrgFCiigx4pXRrxEN97yZvYW2bEstehLRprdBUMHK5ObK1EMYwQpzeEg7BRyJX_R2R3kA6P5fHyKJaJBTnEuYlMw&__tn__=%2CO%2CP-R

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!