Lidhur me publikimin e letër-këmbimin në mes ish kryeministrit Hashim Thaçi me ish sekretarin e NATO-s, Andres Fogh Rasmussen, ka reaguar edhe kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përmes një postimi në faqen e saj zyrtare në rrjetin social Facebook, ajo ka bërë të ditur se kryeministri Kurti e ka nënvizuar rëndësinë e informimit të të gjithë deputetëve lidhur me këto dokumente dhe asnjëra nga to nuk janë cilësuar si të klasifikuara sipas ligjeve në fuqi, prandaj ajo ua ka përcjellë deputetëve letrën e plotë të Kurtit, shkruan Reporteri.net.
Osmani thekson se respektimi i Kushtetutës së Kosovës është obligim i të gjithëve, njëjtë si ruajtja dhe kultivimi i partneritetit me partnerët strategjikë.
Tutje në postimin e saj, ka shkruar se kërkesat që secili institucion të respektojë Kushtetutën dhe procedurat kushtetuese nuk do të duhej të keqinterpretoheshin si sulm apo kontestim ndaj NATO-s.
Ky është postimi i saj i plotë:
https://www.facebook.com/VjosaOsmaniMP/posts/1604885219673736?__cft__[0]=AZWXH_1FSyR1bpFoe6tYyysFpdjgopIbHZdaqoeJ99I5WeUFKVjuSSHzRlCs-CKrIPpHmWzRWvhsLU6W6NQVeo3_oyPHAwZWWjaRWnDSB0vegczl9pQHV9iJgpiq5gsaZsRgrCanB6MYaWIZVVnUCcVF3TUei0jSntGh-VSVduDNuoBantJllDIkLkvB0ywxE_kIRcvJcKzNEnd2QoTYMHxg&__tn__=%2CO%2CP-y-R
/Reporteri/