×
  • Lajme
  • Botë

    Këto janë viruset vdekjeprurëse që kanë rrezikuar njerëzimin që nga viti 2000

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 16:52

    Fundviti i 2019-tës erdhi së bashku me një virus të ri, të panjohur më parë për njerëzit.


    Koronavirus, është ndër temat më të përfolura gjatë dy muajve të parë të vitit 2020. Fatkeqësisht ky virus ka përfshirë më shumë se 82 mijë njerëz në gjithë botën dhe ka shkaktuar më shumë se 2,800 vdekje, shkruan Reporteri.net.

    Koronaviruset janë familja e viruseve të cilat shkaktojnë sëmundje të tilla si: nga një rrufë e lehtë deri në sëmundje më të rënda siç është Sindroma Respiratore e Lindjes së Mesme (Middle East Respiratory Syndrome MERS) dhe Sindroma e Rëndë Respiratore Akute (Severe Acute Respiratory Syndrome-SARS).

    Koronavirusi qarkullon në kafshë, dhe disa prej korona viruseve kanë aftësinë të transmetohen nga kafshët tek njeriu. Tashmë është vërtetuar që koronavirusi transmetohet edhe nga njeriu tek njeriu.

    Por, ky virus nuk është më i rrezikshmi në botë.

    Ndër vite njerëzit janë përballur me viruse të shumta, të cilat shkaktuan vdekjen e miliona njerëzve anë e mbanë botës.

    Këto janë shumë të njohura dhe që nga shfaqja e tyre e deri më sot vazhdojnë të marrin jetë njerëzish, pasi që ende nuk është zbuluar vaksina kundër tyre.

    Ndër to janë: HIV, H1N1 (Gripi i derrave), SARS, Hepatiti, Ethet Spanjolle, Ethet e Minjve, Virusi i Nilit Perëndimor, Gripi i Shpendëve, Ebola, Zika dhe së fundmi Koronavirus.

    HIV

    Rreth 40 milionë njerëz jetojnë me HIV në të gjithë botën, dhe vetëm gjysma e tyre kanë qasje në terapi adekuate. Kjo është pikërisht arsyeja pse numri i vdekjeve të lidhura me SIDA është akoma tronditëse, afër 2,000,000 njerëz në vit, dhe në 30 vjetët e fundit, deri në 25 milionë njerëz kanë vdekur nga ky virus.

    Gripi i derrave – H1N1

    Gripi, i ashtuquajtur, i derrit (Sëine Flu), është një sëmundje që atakon sistemin respirator dhe e shkakton virusi i tipit A (H1N1) që origjinën e ka nga derrat.
    Është një virus që ka vrarë rreth 284.500 njerëz, por shifra e saktë është ndoshta më e lartë.

    SARS

    Sindroma e rëndë e frymëmarrjes është shkaktuar nga një lloj koronavirusi, dhe është përhapur në 37 vende në vetëm disa javë. Është një virus që përhapet përmes pikave të pështymës kur kollitemi ose teshtimë. Virusi infektoi 8,000 njerëz në të gjithë botën, nga të cilët 800 vdiqën.

    Ethet Spanjolle

    Virusi më i vdekjeprurës, që ka vrarë 50 deri në 100 milionë njerëz në gjithë botën, është virusi AH1N1 ose ndryshe i njohur si Ethet Spanjolle.
    Ky virus ka shkaktuar holokaustin më të madh mjekësor në historinë e njerëzimit.
    Të dhënat historike dhe epidemiologjike janë të pamjaftueshme për të identifikuar me siguri origjinën gjeografike e kësaj pandemie.

    Ethet e Minjve

    Sëmundja e etheve të minjve është një virus që përhapet përmes ushqimit të prekur nga  brejtësit e kontaminuar. Kjo sëmundje është me e përhapur në Kosovë, ku ka pasur dhe një viktimë.
    Një 21-vjeçar nga Juniku, Fluturim Gaxherri, humbi jetën si pasojë e konsumimit të ushqimit të kontaminuar nga minjtë. Për afro një muaj 21 vjeçari ra në koma dhe nuk pati ndryshim të gjendjes shëndetësore, aq sa me 9 gusht ai ndërroi jetë.
    Kjo sëmundje ka një rrezikshmëri të lartë vdekjeje duke kaluar mbi 60%.  Simptomat e para janë temperaturë e lartë dhe ethe, prandaj edhe në gjuhë të thjeshtuar quhet “Ethet e Minjve”.
    Kjo sëmundje prek organet jetësore, si veshka, mushkëria e mëlçia duke çuar në mos funksionimin e tyre.

    Virusi i Nilit Perëndimor

    Virusi i Nilit perëndimor mund të shkaktoj sëmundje fatale neurologjike te njerëzit.
    Infeksioni te njeriu është kryesisht rezultat i pickimeve nga mushkonjat e infektuara, të cilat infektohen kur ushqehen me zogj të infektuar. Virusi qëndron në natyrë nëpërmjet një cikli transmetimi mushkonja-zogj-mushkonja. Zogjtë janë rezervuarët bartës të virusit.
    Rreth 80% e njerëzve që janë të infektuar nga virusi i Nilit Perëndimor nuk shfaqin asnjë shenjë.

    Gripi i Shpendëve

    Gripi i shpendëve është një infeksion që shkaktohet nga viruse të gripit normalisht tipik për to. Këto lloje virusesh hasën në mënyre të natyrshme mes shpendëve. Shpendët e egra i mbartin ato në zorrët e tyre, por zakonisht nuk sëmuren prej tyre. Megjithatë gripi i shpendëve është shumë ngjitës mes shpendëve dhe disa shpendë shtëpiak si pulat, patat dhe pulat e detit sëmuren rënde prej tij dhe ngordhin. Kjo sëmundje e cila për herë të parë u identifikua në Itali më tepër se 100 vite më parë, haset në të gjithë botën.

    Ebola

    Ebola mund të konsiderohet edhe si “virusi i maktheve”. Vdekshmëria e të infektuarve me të është 90% dhe për disa kohë mendohej se do të ishte mortaja e dytë, si ajo e viteve 1400. Sëmundja për herë të parë është lajmëruar në vitin 1976 në provincën ekuatoriale të Zairesë, 350 km larg nga Sudani.
    Nuk ka vaksinë ose shërim për Ebolën. Ajo mund të duket si sëmundjet e tjera. Sipas OBSH-së, shenjat e para të infeksionit me Ebola përfshijnë ethe, dhimbje koke, dhimbje të muskujve dhe dhimbje të fytit. Mund të jetë e vështirë për të dalluar ndërmjet Ebolës dhe malarjas, etheve të tifos apo kolerës.

    Zika

    Virusi Zika (ZIKV) është anëtar i familjes së virusëve Flaviviridae të gjinisë Flavivirus, dhe transmetohet nga mushkonjat Aedes, si A. aegypti.
    Te njerëzit, virusi shkakton një sëmundje të lehtë të njohur si ethet Zika, Zika, ose sëmundja Zika, e cila që nga vitet 1950 ka paraqitej brenda një rrethi të ngushtë ekuatorial nga Afrika në Azi. Në vitin 2014, virusi u përhap në drejtim të lindjes në të gjithë Oqeanin Paqësor në Polinezinë franceze, pastaj tek Ishulli i Pashkëve, dhe në vitin 2015 në Meksikë, Amerikën Qendrore, Karaibe dhe Amerikën e Jugut, ku ‘shpërthimi’ Zika ka arritur në nivele epidemike./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!