×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku takohet me Apostolovën, flasin për projektet e përbashkëta

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 17:10

    Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka pritur në takim Shefen e Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Nataliya Apostolova.


    Në takim njohës, Abdixhiku dhe Apostolova biseduan për projektet e përbashkëta dhe planet e së ardhmes në dikasterin e mjedisit dhe infrastrukturës.

    Derisa Abdixhiku shpalosi prioritetet qeverisëse, shefja e BE-së i shprehu gatishmërinë për përkrahje financiare, politike e këshilluese në realizim të projekteve të mira për Kosovën.

    Abdixhiku tha se është falënderues për përkrahjen e vazhdueshme që BE-ja ka dhënë dhe vazhdon të ofrojë për shtetin e Kosovës./Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!