×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Meta në studion e Blendi Fevziut: Të iki unë që të bëhet Baton Haxhiu president

    Reporteri
    28 Shkurt 2020 | 8:16

    Në studion e emisionit “Opinion” presidenti Ilir Meta tha se manifestimi i organizuar prej tij në 2 Mars ka për qëllim mbrojtjen e Kushtetutës, ndërkohë që Gjykatën Kushtetuese, edhe një herë e cilësoi si vijën e kuqe.


    Ndërsa gazetari Blendi Fevziu u shpreh që mund të japë dorëheqjen dhe të të drejtojë një lëvizje politike për të kthyer legjitimitetin, Meta tha se ai është betuar deri në vitin 2022. Meta: Vija ime e kuqe është Gjykata Kushtetuese, sepse presidenti ça ka, kushtetutën ka dhe kushtetutën e mbron presidenti dhe gjithë populli, vetem me një gjykatë kushtetuese me integritet.

    Fevziu: Jepni dorëheqje, drejtoni një lëvizje politike për të rikthyer legjitimitetin…

    Meta: Unë të jap dorëheqje? Që të çohen ca firma me emrin e presidentit të Shqipërisë për t’i bërë ca punë të mbrapshta për çështjen kombëtare?

    Fevziu: Po si, presidenti do dali në manifestime?

    Meta: Po të iki unë dhe të bëhet Batoni President i Shqipërisë. Unë e dua shumë Batonin, por nuk iki dot.

    Fevziu: Batoni po u bë, bëhet president i Shqipërisë dhe Kosovës.

    Meta: Skam vëretje, por unë unë jam betuar mbi kushtetutë deri në 24 Korrik 2022.

    Fevziu: A ka ndonjë nen në kushtetutë që ju lejon të bëni mitingje?

    Meta: Ku ka nen që e ndalon presidentin! Presidenti i rumanisë për një ligj konflikt interesi vajti protestoi jo t’i rrëmbenin Gjykatën Kushtetuese.

    Andi Tela: Atje presidenti është i zgjedhur nga populli dhe presidenti shkoi 10 minuta dhe iku.

    Meta: Ja ta shohim si do reagojë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!