Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 37 aksidente trafiku, ku fatmirësisht nuk pati aksidente me fatatlitet, por 17 prej tyre kishin persona të lënduar, ndërsa tjerat vetëm me dëme materiale.
Kjo bëhet e ditur përmes raportit 24 orësh të publikuar nga Policia e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Po ashtu, Policia raportoi edhe për 1217 tiketa trafiku të shqiptuara dhe 25 persona të arrestuar.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar 25 persona, prej të cilëve 20 janë dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Ndërsa një person është në vuajtje të dënimit./Reporteri/