×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj: Na mbetet të punojmë shumë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO-s

    Reporteri
    05 Mars 2020 | 16:39

    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në 22-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.


    Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka qenë në mesin e të ftuarve në Kazermën “Adem Jashari”, me rastin e shënimit të 22-vjetorit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se, ushtria e Kosovës është sakrificë shumëvjeçare për liri.

    Ai po ashtu ka thënë se, tash Kosovës i mbetet që të punojë shumë që Ushtria e Kosovës të bëhet pjesë e NATO-s.

    Postimi i plotë i Haradinajt pa ndërhyrje:

    Ushtria e Kosovës sot, kur jemi shtet i pavarur dhe sovran, është padyshim kulmimi i sakrificës sonë shumëvjeçare për liri.

    Baza e gjithë arritjeve tona është lufta çlirimtare e UÇK-së, për të cilën të gjithë jemi krenarë!

    Tash, na mbetet që të punojmë shumë që Ushtrinë e Kosovës ta bëjmë pjesë të NATO-s, që është aspiratë e popullit të Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!