Ndërsa në Shqipëri janë shënuar dy raste të prekura me koronavirus, në Kosovë fatmirësisht ende nuk ka ndonjë person të prekur.
Presidenti Hashim Thaçi ndërsa është pyetur sot nga gazetarët në konferencën për media lidhur me koronavirusin, i ka bërë thirrje qeverisë që të jetë e përgatitur dhe të marrë masat e nevojshme.
“Ftoj qeverinë të marrë ndonjë vendim preventiv, sa më shpejt që është e mundur, sa i përket shkollave dhe tubimeve publike. Vendimet duhet të merren me kohë, mundësisht sot”, tha Thaçi, shkruan Reporteri.net.
Ndryshe, pas mbledhjes së Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës lidhur me koronavirusin në Kosovë, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia bëri të ditur se tash për tash 5 raste po testohen, kurse deri tani janë testuar 57 raste të cilat kanë rezultuar negative. /Reporteri.net/.