×
  • Lajme
  • Lajme

    Katër rastet e reja me koronavirus, familjarë të 77-vjeçarit

    Reporteri
    16 Mars 2020 | 8:34

    Tashmë ka shkuar në 13 numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë.


    Të gjitha rastet e reja janë paraqitur në Stubëll të Vitisë, më saktësisht në familjen e ngushtë të plakut i cili u diagnostikua i pari me pandeminë botërore. Nuk dihet saktësisht se kush janë familjarët e prekur.

    Kështu ka bërë të ditur ministri i shëndetësisë Arben Vitia, nëpërmjet Facebookut. Sipas tij, mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19.

    Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020.

    E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!