Në Kosovë është konfirmuar edhe një rast pozitiv me koronavirus.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, në një konferencë për media ka thënë se nga 271 mostra, 17 kanë dalë pozitive, shkruan Reporteri.net.
“Deri sot në Kosovë në laboratorë janë testuar 271 mostra, dhe gjithësej 17 prej tyre kanë rezultuar pozitive. Informatat janë se gjendja e të prekurve është stabile, dhe me përjashtim të njërit prej pacientëve, pacientët tjerë po marrin trajtim mbështetës”, ka thënë Vitia.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.