Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për tërheqjen e investimeve amerikane, duke përmendur rastin e djeshëm të Countur Global dhe Korporatës Sfidat e Mijëvjeçarit (Millenium Challenge Corporation – MCC).
Pasi foli për masat që Qeveria duhet të marrë për të luftuar coronavirusin, Veseli shtoi se qasja e Qeverisë po e dëmton dhe rrezikon Kosovën po aq sa ky virus, shkruan Reporteri.net.
“Është edhe një situatë tjetër që kërkon vëmendjen tonë si shoqëri dhe si shtet, largimi i investitorëve amerikanë nga Republika e Kosovës, ndalja e programeve investuese në Republikën e Kosovës. Protagonizmi i anti-amerikanizmit të kësaj qeverie është vërtetë duke e dëmtuar dhe rrezikuar Kosovën po aq sa coronavirusi”, ka thënë Veseli.
Ndërkaq, kreu i opozitës theksoi se Qeveria duhet të krijojë programe konkrete për të ndihmuar bizneset që kanë stagnuar nga situate, për të shpëtuar kështu vendet e punës.
Ndër të tjera, kryeopozitari mbështeti dekretin e presidentit Thaci për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme, gjë që po e kundërshton opozita./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.