Otorinolaringologu britanik, Nirmal Kumar, ka thënë se rahas kollës së thatë, temperatures apo etheve, dy simptoma të tjera të Covid-19 mund të jenë edhe humbja e nuhatjes dhe shijimit.
Shoqata Britanike e Otorinolaringologjisë thotë se pacientët asimpomatikë ose personat që nuk shfaqin shenjat tipike (ethe ose kollë), mund të kenë humbje të nuhatjes ose shijimit.
“Kemi identifikuar gjithashtu një simptomë të re (humbja e ndjenjës së nuhatjes dhe shijimit) që mund të nënkuptojë që edhe njerëzit pa simptoma të tjera, por vetëm me humbjen e këtyre shqisave duhet të izolohen”, shprehet Kumar.
Ndërkohë, udhëzimet aktuale të Shëndetit Publik në Angli thonë se një temperaturë e lartë ose kollë e vazhdueshme janë simptomat treguese të COVID-19.
Sipas Sky News, studimet e reja të Kumar vijnë pasi dy mjekë të spitaleve angleze u infektuan me koronavirus, ndërsa nuk kishin shfaqur kollë dhe ethe, Klan Kosova.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.