×
  • Lajme
  • Botë

    Shpresa e re kundër koronavirusit, ilaçi që do të përdoret nesër në Itali

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 16:43

    Një dritë e re shprese për luftën kundër koronavirusit vjen nga Japonia, ku tashmë është provuar një ilaç, i cili rezulton efikas kundër pandemisë.


    Në fakt, në Japoni vdekjet nga virusi kanë qenë minimale: vetëm 8. Ilaçi tregtohet nën emrin komercial Avigan, me emërtimin shkencor Faripiravir, dhe konsiderohet si një mjet anti-virus farmaceutik, që po përdoret kundër formave të reja të viruseve gripale, të panjohura më parë.

    Nisur nga suksesi që ka pasur në Japoni, një nga rajonet e Italisë, Veneto, që është prekur nga pandemia, ka bërë kërkesë për të provuar në mënyrë eksperimentale në pacientët e spitaleve të tij ilaçin Avigan.

    Kërkesa është miratuar nga enti italian i farmaceutikës dhe, sipas guvernatorit të rajonit, Luca Zaia, ka mundësi që provat të nisin që nga dita e hënë. Edhe shkencëtarët kinezë kanë deklaruar se ky ilaç është efikas dhe mund të luftojë koronavirusin në vetëm katër ditë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!