×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Polici e kap “mat”, qytetari në Elbasan: Po iki të marrë nusen te daja se ma trembët

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 18:01

    Në Elbasan policia gjatë patrullimit pasditen e sotme kapi dy qytetarë që po lëviznin në rrugë në këmbë, madje pa respektuar as distancën mes njëri tjetrit.


    Një nga efektivët e policisë u kërkoi që të shkojnë në shtëpi, pasi në të kundërt do të shoqërohen në komisariat për thyerje të urdhrit për vetëkarantinim.

    Por qytetari i thotë se po shkon që të marrë nusen, e cila ka shkuar te daja, pasi ishte trembur nga patrulla. Për një moment, efektivi ‘thyen akullin’ duke bërë edhe një batutë. Përgjigja nga qytetarët nuk mungon, që i dërgojnë një përshëndetje kryeministrit Edi Rama, por duke thyer masën e distancimit, pasi në fund përqafohen.

    Biseda e qytetarit me patrullën e policisë
    Polici: Zotëri do të ikni në shtëpi se përndryshe do u shoqërojmë në polici

    Qytetari: Po shkoj të marr nusen unë, e lashë tek daja

    Polici: Nusen po deshe mbaje po deshe ndaje, se mos është mërzitur nusja, që ka ikur

    Qytetari: Jo re vëlla! Është që qëparë, do të shkoj të marr nusen dhe do të iki në shtëpi

    Polici: Dakord, por po erdhëm dhe u gjetëm do u shoqërojmë në komisariat

    Qytetari: Deri te ura e Bakallit jam unë, do të marr nusen dhe do të vij

    Polici: Nga momenti që ka vendosur orar do të zbatosh rregullin

    Qytetari: Po ta lë nusen unë? Ajo ka frikë! E keni trotuar qëparë, më tha, iku me vrap nusja qëparë

    Polici: Kalofshi mirë

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!