×
  • Lajme
  • Lajme

    Tre pacientë me COVID-19 në Kosovë në gjendje më të vështirësuar

    Reporteri
    22 Mars 2020 | 21:04

    Brenda Klinikës Infektive po trajtohen 19 pacientë të prekur nga koronavirusi.


    14 të tjerë po presin mbrëmjen e së dielës që t’u dalin rezultatet.

    Mjeku kujdestar Murat Mehmeti tregoi se gjendja e pacientëve është stabile më përjashtim të tre prej tyre.

    Mehmeti bëri me dije se atyre që po trajtohen në QKUK po u japin terapinë e rekomanduar me të cilën aktualisht janë të furnizuar.

    Mehmeti përsëriti për T7 se mjekët e QKUK-së nuk po kursejnë asgjë që t`u dalin në ndihmë pacientëve.

    Një ditë më parë në Kosovë u shënuan 7 raste të reja me koronavirus.

    Ndërkohë Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik po vazhdon tu bëjë thirrje qytetarëve të rrinë në shtëpi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!