Policia e Kosovës ka identifikuar raste ku nuk po respektohet vendimi i Qeverisë për të mos shërbyer klientë lokalet hoteliere. Në Gjilan është arrestuar menaxheri i një restoranti, ku ishin hasur 13 klientë dhe 4 punëtore të lokalit.
Policia në një njoftim për media ka bërë të ditur se parmbrëmë rreth mesnatës në rrugën e Graçanicës në Gjilan kishte hasur hapur një restorant i cili po e ushtronte veprimtarinë në kundërshtim me vendimin e Qeverisë pas fillimit të përhapjes së coronavirusit, përcjell Reporteri.net.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili si menaxher i një restoranti nuk kishte respektuar vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës lidhur me virusin Covid-19, ku brenda në atë restorant njësiti policor kishte has në 13 persona si klient dhe 4 femra punëtore të lokalit”, thuhet në njoftimin e policisë.
I dyshuari për më tepër sipas policisë, kishte refuzuar ta mbyllë lokalin dhe kishte sulmuar një zyrtar policor i cili si pasoj e sulmit ka pranuar tretman mjekësor.
Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.